2.17.94.1, 2019-07-05 00:05:51
We Connect - Argëtimi

Argëtimi.

We Connect Argëtimi - Argëtim në korsinë e parakalimit

Argëtim në korsinë e parakalimit.

Rruga gjatë udhëtimit për pushime bëhet e mërzitshme? Përdorni aksesin për të gjitha shërbimet e preferuara të transmetimit, radios në internet dhe të sistemit të informimit dhe të argëtimit. Fëmijët tuaj mund të përdorin pikën e lidhjes Wi-Fi për të lundruar deri në tetë pajisje në të njëjtën kohë, kështu që garantohet gjithmonë vetëm programi i preferuar. Nuk tingëllon mirë kjo?

We Connect - Transmetimi i muzikës direkt në sistemin e informimit dhe të argëtimit

Transmetimi i mediave

Shërbimet e transmetimit Apple Music dhe Tidal tashmë janë në dispozicionin* tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë përmes sistemit të informimit dhe argëtimit në Volkswagen. Thjesht identifikohuni dhe hyni me të dhënat tuaja ekzistuese të aksesit dhe shijoni argëtimin më të mirë gjatë udhëtimit.

* Kërkon paketa private të dhënash celulare (Cubic ose Tethering me smartfonin personal).

We Connect - Argëtim radiofonik pa kufij në makinë

Radio interneti

Hit i mundshëm - shfrytëzoni tani të gjitha avantazhet e radios në internet edhe te Volkswagen juaj. Me shërbimin Radio interneti*, kërkimi dhe vënia e stacioneve që transmetojnë drejtpërdrejt dhe i episodeve Podcast është një lojë fëmijësh. Dhe nëse gjatë rrugës jeni me transmetimin analog të radios dhe largoheni nga zona e transmetimit, atëherë funksioni Radio Hybrid bën kalimin në mënyrë plotësisht automatike dhe pa ndërprerje në marrjen e sinjalit nga interneti.

* Për përdorimin e shërbimit nevojiten vëllime shtesë të të dhënave celulare. Këto mund të sigurohen direkt në automjet kundrejt pagesës nëpërmjet partnerit tonë të jashtëm të telefonisë celulare Cubic ose nëpërmjet një lidhjeje individuale të dhënash të klientit (Tethering me smartfon).

We Connect - Wi-Fi për ju dhe të gjithë pasagjerët

Pikëlidhja Wi-Fi

Pika e integruar e lidhjes Wi-Fi* ju ofron juve dhe bashkudhëtarëve tuaj një lidhje interneti të qëndrueshme dhe ju mundëson navigim në internet deri në tetë pajisje celulare. Nëpërmjet blerjes praktike të paketave të të dhënave celulare përmes sistemit të informimit dhe argëtimit ju merrni në dorë kontrollin nëpërmjet konsumit të të dhënave celulare.

* Kërkon paketa private të dhënash celulare (Cubic ose Tethering me smartfonin personal).

Edhe më shumë avantazhe për ju.

Reklama e aplikacionit We Connect

Aplikacioni We Connect.

Lidhuni me Volkswagen tuaj: Përjetoni të gjitha avantazhet e Car-Net
dhe We Connect në një aplikacion.

Si mund t'ju ndihmojmë?