2.19.100.1, 2019-09-24 11:32:22
Kontrollojini funksionet e-Remote nga kompjuteri ose smartfoni.

e-Remote.

1
1. Konsumi i korrentit, kWh/100 km: 11,7 (i kombinuar); Emetimet e CO₂ të kombinuara, g/km: 0;Kategoria e efikasitetit: A+
Car-Net e-Remote.

Kjo është e-Remote.

Car-Net "e-Remote" ju jep akses të lehtë në funksionet më të rëndësishme të modelit tuaj elektrik apo të automjetit tuaj hibrid nga Volkswagen. Shumë praktik nëpërmjet kompjuterit apo falë aplikacionit Car-Net, komod edhe nëpërmjet smartfonit tuaj. Këtu mund të gjeni më shumë informacion rreth mundësive të ndryshme të ofruara nga "e-Remote". 

Të gjitha shërbimet e-Remote me një shikim:

Karikimi Car-Net
2

Gjurmojini gjërat.

Përdorni shërbimin "Karikimi" për të kontrolluar gjendjen e karikimit të baterisë dhe filloni apo ndaloni procesin. Dhe gjithë kjo thjesht nga divani. Përmes kompjuterit apo smartfonit, mund të shikoni gjithçka.

  • Përmbledhje të gjendjes aktuale të karikimit
  • Paraqitjen e autonomisë
  • Përcaktimin e sjelljes së mundshme të karikimit
  • Të informoheni rreth gjendjes së spinës së karikimit
2. Konsumi i karburantit, l/100 km: i kombinuar 1,8-1,6; Konsumi i korrentit, kWh/100 km: i kombinuar 12,0-11,4; Emetimet e CO₂ të kombinuara, g/km: 40‐36; Kategoria e efikasitetit: A
Kohët e nisjes Car-Net
2

Gati, kur të jeni dhe ju.

Mbron baterinë dhe faturën e korrentit: Me shërbimin "Kohët e nisjes" optimizoni procesin e karikimit dhe përcaktoni se në ç'kohë duhet karikuar bateria e Volkswagen-it tuaj.

  • Pa karikim të panevojshëm
  • Krijim profilesh të ndryshme karikimi
  • Komod në kombinimin me shërbimet e tjera (p.sh. klimatizimi)
  • Bateri e plotë në kohën e dëshiruar
2. Konsumi i karburantit, l/100 km: i kombinuar 1,8-1,6; Konsumi i korrentit, kWh/100 km: i kombinuar 12,0-11,4; Emetimet e CO₂ të kombinuara, g/km: 40‐36; Kategoria e efikasitetit: A
Klimatizimi Car-Net
2

Klimë ideale në çdo stinë.

Me shërbimin "Klimatizimi" garantoni një temperaturë të këndshme në pjesën e brendshme që përpara nisjes së udhëtimit. Kontrolloni me lehtësi kondicionerin përmes kompjuterit apo pajisjes celulare pa qenë në makinë.

  • Kontroll i lehtë i temperaturës
  • Funksionim komod përmes aplikacionit dhe portalit Car-Net
  • Shfaq temperaturën aktuale jashtë dhe të synuar
  • Filloni në çdo moment me klimatizim ideal
2. Konsumi i karburantit, l/100 km: i kombinuar 1,8-1,6; Konsumi i korrentit, kWh/100 km: i kombinuar 12,0-11,4; Emetimet e CO₂ të kombinuara, g/km: 40‐36; Kategoria e efikasitetit: A
Statusi i automjetit Car-Net
2

Përditësohuni.

Shfaqni me qartësi të dhëna në lidhje me automjetin tuaj - kudo që të ndodheni. Përdorni smartfonin për të kontrolluar distancën e mbetur, kilometrazhin aktual apo se kur duhet rikarikuar bateria.

  • Të dhëna automjeti që mund të hapen prej kudo
  • Informohuni rreth kilometrazhit dhe autonomisë
  • Tregon gjendjen e karikimit të baterisë
2. Konsumi i karburantit, l/100 km: i kombinuar 1,8-1,6; Konsumi i korrentit, kWh/100 km: i kombinuar 12,0-11,4; Emetimet e CO₂ të kombinuara, g/km: 40‐36; Kategoria e efikasitetit: A
Të dhënat e udhëtimit Car-Net
2

Optimizoni konsumin tuaj.

Të gjitha të dhënat personale të udhëtimit me një shikim: Shihni shpejtësinë mesatare dhe kohën e udhëtimit tuaj, apo se sa energji mund të konsumoni e kurseni mesatarisht.

  • Të dhëna udhëtimi që mund të hapen lehtësisht kudo
  • Paraqitje e kohës mesatare të drejtimit, shpejtësisë dhe distancës
  • Paraqitje e konsumit të sistemit të mëtejshëm elektrik (si p.sh. radioja, kondicioneri apo ndriçimi)
  • Përditësim i të dhënave pas çdo udhëtimi
  • Ndihmon në optimizimin e konsumit tuaj
2. Konsumi i karburantit, l/100 km: i kombinuar 1,8-1,6; Konsumi i korrentit, kWh/100 km: i kombinuar 12,0-11,4; Emetimet e CO₂ të kombinuara, g/km: 40‐36; Kategoria e efikasitetit: A
Pozicioni i parkimit Car-net
2

Kurseni kohë dhe mjete.

Harruat ku e keni parkuar Volkswagen-in tuaj? Me shërbimin "Pozicioni i parkimit", një prekje e smartfonit është e mjaftueshme për t'ju treguar se ku ndodhet makina juaj. Dhe në rast nevoje, si të shkoni atje në mënyrën më të shpejtë.

  • Shfaq pozicionin e fundit të parkimit
  • Shfaqeni lehtësisht përmes aplikacionit
  • Shfaq itinerarin për te makina
  • Ju kursen kërkime që hanë kohë
2. Konsumi i karburantit, l/100 km: i kombinuar 1,8-1,6; Konsumi i korrentit, kWh/100 km: i kombinuar 12,0-11,4; Emetimet e CO₂ të kombinuara, g/km: 40‐36; Kategoria e efikasitetit: A
Dyert dhe ndriçimi Car-Net
2

Një ndjesi sigurie gjatë gjithë kohës.

Me shërbimin "Dyert dhe ndriçimi" mund të kontrolloni lehtësisht përmes aplikacionit nëse dyert e Volkswagen-it tuaj janë të mbyllur dhe nëse është fikur drita e parkimit. Një shikim i shpejtë për një ndjesi sigurie.

  • Tregon nëse dyert janë të mbyllura
  • Tregon nëse drita e parkimit është e fikur
  • Të dhënat mund të hapen lehtë përmes aplikacionit
  • Për të qenë të sigurt kurdo dhe kudo
2. Konsumi i karburantit, l/100 km: i kombinuar 1,8-1,6; Konsumi i korrentit, kWh/100 km: i kombinuar 12,0-11,4; Emetimet e CO₂ të kombinuara, g/km: 40‐36; Kategoria e efikasitetit: A
Krijimi i llogarisë së përdoruesit Car-Net.

Kërkesat.

Me Car-Net "e-Remote" mund të telekomandoni shumë nga funksionet e automjetit tuaj elektrik apo makinës elektrike hibride me karikim nga Volkswagen. Për këtë ju duhet një smartfon me aplikacionin Car-Net dhe akses në internet, si dhe një sistem i përputhshëm informimi dhe argëtimi nga Volkswagen: "Composition Media", "Discover Media" ose "Discover Pro". Nevojitet dhe një llogari përdoruesi Volkswagen në portalin Car-Net.

Shërbime dhe paketa të tjera.

Reklama e aplikacionit We Connect

Aplikacioni We Connect.

Lidhuni me Volkswagen tuaj: Përjetoni të gjitha avantazhet e Car-Net
dhe We Connect në një aplikacion.

Si mund t'ju ndihmojmë?