2.19.100.1, 2019-09-24 11:32:22
Një sistem kompatibël informimi dhe argëtimi është baza e Car-Net.

Kërkesat.

Çfarë ju duhet për të përdorur Car-Net.

Sistemet e navigimit Car-Net "Discover Media", "Discover Pro" dhe "Composition Media".

Kjo ju duhet.

Për përdorimin e shërbimeve Guide & Inform Car-Net ju duhet një sistem navigimi në Volkswagen-in tuaj. Këto përfshijnë "Discover Media" dhe "Discover Pro", si dhe "Innovision Cockpit" që ofrohet për modelin Touareg.

Por për paketën e shërbimeve Car-Net "Security & Service", ju duhet thjesht shërbimi i thirrjes së emergjencës dhe, ngjashëm me "App-Connect", mund ta përdorni pa kufizime me radion "Composition Media".

Së bashku me sistemin e navigimit "Discover Pro", ju rekomandojmë gjithashtu ndërfaqen për celular "Business", e cila ju bën të mundur konfigurimin e një pikëhyrjeje Wi-Fi në Volkswagen-in tuaj. Kështu ju dhe pasagjerët tuaj përfitoni më së miri nga ofertat fleksibël të Car-Net. Për sistemin tuaj të navigimit "Discover Media", CarStick LTE1 ofron shpejt e lehtë një lidhje interneti dhe një pikëhyrje Wi-Fi në Volkswagen-in tuaj.

Shumë shërbime mund t'i komandoni nga celulari juaj duke përdorur aplikacionin Car-Net. Së bashku me sistemin e informimit dhe të argëtimit, mund dhe të ofrojë aksesin në internet që ju duhet për përdorim nga Car-Net. Për funksione të caktuara nevojiten dhe komponentët teknikë në automjet, p.sh. një alarm kundër vjedhjes për shërbimin e "alarmit online kundër vjedhjes. 

Në varësi të automjetit, ofrohen paketa të ndryshme shërbimi, të cilat mund t'i prenotoni përmes portalit Car-Net (nëse nuk e keni blerë ende Volkswagen-in tuaj). Nëse përmbushen kërkesat teknike, ju duhet një llogari përdoruesi e cila mund të konfigurohet në vetëm pak hapa.

  • Sistemi i navigimit "Discover Media", "Discover Pro" ose "Discover Premium"
  • Radiosistemi "Composition Media" (i kufizuar)
  • Smartfon që mbështet Android™, apo iPhone™, me akses në internet
  • Paketa e shërbimeve Car-Net
  • Llogaria e përdoruesit Volkswagen
Krijimi i llogarisë së përdoruesit Car-Net.

Konfigurimi online i Car-Net.

Për të përdorur shërbimet e Car-Net, ju nevojitet një Volkswagen me Car-Net dhe llogaria e përdoruesit Volkswagen. Car-Net për automjetin tuaj mund ta aktivizoni pas konfigurimit të llogarisë së përdoruesit. Për ta bërë këtë, mbajeni gati lejen e qarkullimit së bashku me numrin e identifikimit të automjetit (VIN).

Reklama e aplikacionit We Connect

Aplikacioni We Connect.

Lidhuni me Volkswagen tuaj: Përjetoni të gjitha avantazhet e Car-Net
dhe We Connect në një aplikacion.

Si mund t'ju ndihmojmë?