2.14.88.2, 2019-04-17 12:17:15
VW Touareg është tërësisht i lidhur dhe ofron mënyra lidhjeje në tjetër nivel.

Përjetoni mënyrat e lidhjes.

Tërësisht i lidhur në rrjet. Touareg.

Interneti dhe rrjetet elektronike janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme, kështu që përse të mos ta keni dhe në makinën tuaj? Tek Touareg, shërbimet celulare online të Car-Net ofrohen kështu si standard pas aktivizimit dhe kalojnë në një nivel krejt tjetër: lidhje në maksimum.

  • Gjithnjë ndezur

    Përjetoni mënyrat e lidhjes.

    Një kartë eSIM e instaluar në formë të përhershme ju siguron hyrjen në internet - dhe rrjedhimisht në botën e shërbimeve online nga Car-Net. Që të qëndroni gjithnjë të përditësuar me informacion e të shijoni argëtim pa ndërprerje.

  • Komoditet

    Relaksohuni gjatë jetës së përditshme.

    Me Car-Net informoheni më mirë e më shpejt. Mbërrini të relaksuar dhe me komoditet në destinacionin tuaj teksa ndiqni itinerarin e përshtatur sipas gjendjes aktuale të trafikut. Nëse dëshironi të lexoni lajmet kur jeni në lëvizje, mund të dëgjoni stacionin tuaj të preferuar jashtë zonës së tij të transmetimit falë radios nga interneti, si dhe të kurseni kohë në gjetjen e vendit për të parkuar duke shkuar direkt në vendet e lira në parkingje apo në hapësirat zyrtare të parkimit në destinacion.

  • Kohë reale

    Gjithnjë një hap përpara.

    Përfitoni nga përllogaritja inteligjente dhe parashikuese dhe bëjeni navigimin edhe më efikas. Edhe përpara se të nisni udhëtimin, itinerari juaj përditësohet në kohë reale përmes Traffic Server dhe rregullohet përfundimisht sipas fluksit të trafikut. Në mënyrë që të mbërrini gjithnjë në destinacion në mënyrën optimale.

  • Siguria

    Është mirë të dish se do të kesh ndihmë në rast emergjence.

    Thirrja e emergjencës, e cila kryhet automatikisht drejt qendrës telefonike kur aktivizohet airbagu apo tendosësi i rripit, tregon se sa i rëndësishëm mund të jetë lidhja inteligjente në rrjet në raste emergjence. Edhe me thirrjen në rast avarie, njoftimin automatik për aksident dhe sistemin e alarmit online kundër vjedhjes, "Security & Service" ju garanton sigurinë gjatë gjithë kohës.

  • Argëtim

    Merrini aplikacionet me vete në automjet.

    Në Touareg, falë App-Connect, mund të lidheni me smartfonin në sistemin e informimit dhe të argëtimit dhe të përdorni shumë aplikacione gjatë drejtimit. Volkswagen Media Control u mundëson pasagjerëve të bashkëpërcaktojnë programin përmes pajisjes celulare.

Regjistrim anësor i VW Touareg

Guide & Inform Premium

Kërkoni për destinacione interesante në afërsinë tuaj, merrni informacione më të fundit në lidhje me trafikun direkt nga interneti dhe shumë të tjera. Në paketën ekskluzive "Guide & Inform Premium" për Touareg, shërbimet e reja "Radio interneti" dhe "Radio Hybrid" sjellin argëtim pa kufij në automjet. Falë llogaritjes online të itinerarit, pamjes 3D të qyteteve të caktuara, hartave satelitore dhe përditësimeve akumulative online të materialeve të hartave, navigimi bëhet edhe më inteligjent dhe i qartë. Lajmet aktuale jo vetëm që mund t'i shfaqni, por mund edhe t'ju lexohen me zë në komoditetin tuaj.

  • Radio interneti dhe Hybrid

    Argëtim pa kufij.

    Pavarësisht se ku ndodheni - falë radios së internetit nuk keni pse lëvizni pa radiostacionet dhe podkastet tuaja të preferuara. Nëse largoheni nga zona e transmetimit gjatë marrjes të sinjalit të zakonshëm të radios, funksioni Radio Hybrid kalon automatikisht nga marrja tokësore në transmetim nga interneti. Dhe jua mban stacionin e preferuar të hapur pa ndërprerje.
    Për të gëzuar shërbimet e radios së internetit dhe Hybrid, duhet të blini plane të dhënash për eSim ose të përdorni lidhjen tuaj të të dhënave.

  • Navigim inteligjent

    Mbërrini të relaksuar.

    Touareg jua bën navigimin edhe më inteligjent e të qartë. Llogaritja online e itinerarit shfrytëzon parashikime të vazhdueshme për të përcaktuar itinerarin optimal që nga nisja dhe ju ndihmon të mbërrini të relaksuar. Opsionet e paraqitjes së pamjes së qytetit në 3D me rezolucion të lartë dhe hartat fotoreale satelitore premtojnë përjetime të reja të navigimit dhe orientim ideal.

  • Pikëhyrje Wi-Fi

    Me lidhje praktike.

    Sidomos rrugët e gjata me makinë askush nuk do t'i kalojë pa të mirat e internetit. Touareg ofron një pikëhyrje të integruar Wi-Fi dhe ju mundëson juve dhe pasagjerëve përdorimin e një lidhjeje interneti - pavarësisht nëse duhet dërguar email, transmetuar film apo kërkuar suksesi i momentit nëpër klube: Shfletoni të qetë me deri në 8 pajisje. Për të përdorur pikëhyrjen Wi-Fi duhet të blini plane të dhënash për eSim ose të përdorni lidhjen tuaj të të dhënave.

VW Touareg - babai me djalin luajnë futboll

Security & Service

Me "Security & Service" jeni më komod në rrugë. Paketa e shërbimit Car-Net ju ofron akses celular në funksione thelbësore të automjetit, duke kombinuar fleksibilitetin dhe transparencën për akoma më shumë komoditet. Qoftë për planifikim datash servisi, njoftim automatik të aksidenteve, thirrje në rast avarie, sistemi qendror online ngrohjeje apo alarm online kundër vjedhjes: Shërbimet tuaja personale ju mbështesin në thuajse çdo situatë dhe ju ofrojnë të gjithë informacionin e rëndësishëm rreth lëvizjeve tuaja.

  • Shërbimi i thirrjes së emergjencës

    Ju gjendet pranë.

    Me shërbimin "Shërbimi i thirrjes së emergjencës" ju jepet ndihmë në rast emergjence. Kjo pasi në raste aksidentesh të rënda, p.sh. me hapje airbagu, ndihma thirret automatikisht. Nëse Volkswagen-i juaj regjistron një aksident, shërbimi vendos lidhje me qendrën telefonike të Volkswagen-it dhe ia përcjell informacionet e rëndësishme shërbimit të shpëtimit. Keni dhe mundësinë të thërrisni për ndihmë me prekjen e një butoni.

  • Planifikimi i datave të servisit

    Shërbimi ynë: i përshtatur më së miri për ju.

    Për t'ju ndihmuar të përjetoni kënaqësi maksimale në drejtim, Volkswagen ju ndihmon të bashkërendoni takimet për servis. Sapo të ketë një rast mirëmbajtjeje në pritje, të dhënat do t'i përcillen nga Volkswagen partnerit tuaj të preferuar të servisit. Në vijim do të kontaktoheni nga ofiçina juaj dhe mund të lini me lehtësi një takim.

  • Alarmi online kundër vjedhjes

    Njoftohuni kur ndodh diçka.

    Qëndroni më se i qetë, pasi Volkswagen-i mund të kujdeset për veten. Në rast tentative për grabitje, mund të merrni njoftim nga aplikacioni Volkswagen Car-Net në smartfon ose përmes emailit për rrethanat konkrete të incidentit.

  • Sistemi qendror online i ngrohjes

    Ngrohuni përpara nisjes së udhëtimit.

    Me shërbimin "Sistemi qendror online i ngrohjes" mund të ngrohni me lehtësi pjesën e brendshme të automjetit tuaj përmes aplikacionit Car-Net apo portalit Car-Net. Thjesht programoni kohën e nisjes për udhëtimin tuaj të radhës ose krijoni një plan praktik javor - dhe sistemi juaj i ngrohjes do t'ju përshtatet më së miri.

    Këshillë: Vetëm në kombinim me ngrohësin opsional dytësor.

Si t'i kaloni aplikacionet në makinë.

Me aplikacionin Car-Net, keni gjithnjë me vete funksionet më të rëndësishme të VW Touareg tuaj.

Pamja e Touareg tuaj prej kudo.

Me aplikacionin Car-Net, mund të kontrolloni funksione thelbësore të Touareg-ut tuaj. Pavarësisht se ku ndodheni.

Hapat tuaj të radhës.