2.14.88.2, 2019-04-17 12:17:15
Shkarkoni falas aplikacionet Car-Net.

Aktivizimi i Car-Net.

Si të aktivizoni Car-Net.

Ja se si mund t'i aktivizoni shërbimet tuaja online në portal.
Opsionet e tjera përfshijnë aktivizimin përmes aplikacionit Car-Net ose sistemit tuaj të informimit dhe të argëtimit në Volkswagen.

Aktivizimi përmes portalit.

Konfigurojeni Car-Net nga shtëpia. Në këtë videotrajnim do të mësoni si të aktivizoni shërbimet celulare online të Volkswagen-it përmes portalit Car-Net në vetëm pak hapa.  Përdorni kompjuterin e shtëpisë ose tabletën për të hyrë në botën larmishme të shërbimeve Car-Net.

Sillini shërbimet celulare online në Volkswagen-in tuaj. Aktivizojeni tani Car-Net.

Aktivizimi me aplikacionin Car-Net.

Aktivizoni shërbimet celulare online të Volkswagen-it - kudo që të jeni, duke përdorur smartfonin për lehtësinë tuaj. Natyrisht jo kur jeni në timonin e Volkswagen-it.

Me aplikacionin Car-Net, mund të krijoni shpejt e lehtë një llogari dhe t'i sillni shërbimet celulare online në automjetin tuaj. Në këtë video ju tregojmë hapat e nevojshme për këtë.

Në vijim do të gjeni udhëzime të mëtejshme me shkrim, në të cilat mund t'i lexoni sërish të gjithë hapat.

Thjesht mbërrini më të relaksuar në destinacionin tuaj. Aktivizojeni tani Car-Net.

Aktivizimi përmes sistemit tuaj të informimit dhe të argëtimit.

Car-Net mund të aktivizohet shpejt e lehtë nga automjeti i parkuar përmes sistemit të informimit dhe të argëtimit. Në këtë video ju drejtojmë përmes procesit të aktivizimit në automjetin tuaj. Do të mësoni se cilat hapa duhet të kryeni për të shfrytëzuar avantazhet e Car-Net. Direkt në Volkswagen-in tuaj.

Për më tej, ju vihen në dispozicion udhëzimet me shkrim për shkarkimin dhe printimin.

Konfigurojeni tani Car-Net dhe përdorni shërbimet celulare online të Volkswagen-it.

Kryeni një lidhje me internetin.

Për të gëzuar të gjitha përfitimet e shërbimeve celulare online, ju duhet një licencë aktive e Car-Net përveç lidhjes me internetin në automjet. Në varësi të pajisjeve, ofrohen opsione të ndryshme. Videoja bën një prezantim të tyre dhe ju shoqëron nëpër hapat përkatës.

Nëse do ta lexosh sërish këtë, mund të shkarkosh udhëzuesin me shkrim më poshtë.

Përdorni shërbimet praktike të Car-Net. Kaloni tani online.

Konfigurojeni tani Car-Net dhe përdorni shërbimet celulare online të Volkswagen-it.