2.13.82.1, 2019-01-22 15:18:18
Zbuloni mundësitë që ofron Car-Net.

Ky është Car-Net.

Shërbime praktike dhe aplikacione të dobishme.

Me Car-Net mund të arrini në destinacion më shpejt e më të relaksuar. Car-Net ju lidh me automjetin tuaj prej kudo që të ndodheni. Qoftë nga divani me celular, nga kompjuteri si dhe rrugës, hyni në botën e shërbimeve dhe të aplikacioneve Car-Net që jua bën një jetën më të lehtë.

Interneti në automjet quhet Volkswagen Car-Net.

Shumë shërbime praktike që ju ofrojnë më shumë komoditet në jetën e përditshme. Gjeni me lehtësi pikën më të afërt të karburantit ose karikojeni makinën tuaj elektrike nga komoditeti i divanit.

  • Gjithçka në dorë.

    Komoditet.

    Sigurohuni që të keni temperaturë komode të brendshme përpara se të nisni udhëtimin, ose sigurohuni që dyert e Volkswagen-it të jenë të mbyllura dhe të jetë fikur drita e qëndrimit. Me Car-Net "e-Remote" mund të telekomandoni shumë nga funksionet e automjetit tuaj elektrik apo hibrid nga Volkswagen.

  • Jeni në duar të sigurta.

    Siguria.

    Është mirë t'ju gjendet gjithnjë dikush pranë: Me shërbimin opsional të thirrjes së emergjencës, mund të kontaktoni me qendrën telefonike të Volkswagen-it gjatë 24 orëve duke shtypur butonin e kuq SOS. Në raste aksidentesh që hapen airbagët, ndihma thirret automatikisht.

  • Të jep siguri fakti që makina vetëkontrollohet.

    Kontroll.

    Qoftë nëse bëhet fjalë për serbatorin, kilometrazhin apo informacione për inspektimin e radhës: Me "Security & Service" i keni gjithnjë përpara jush të dhënat e rëndësishme të automjetit.

  • Përdorni aplikacionet tuaja në Volkswagen-in tuaj.

    Fleksibilitet.

    "App Connect" - këto janë tri teknologji të reja që i sjellin aplikacionet për smartfonë në ekranin me prekje të sistemit tuaj të informimit dhe të argëtimit: MirrorLink™, Android Auto™ nga Google dhe Apple CarPlay™.

  • Mos udhëtoni më pa internet.

    Orientimi.

    Hidhini një sy trafikut me të dhënat e përditësuara ose lëreni Car-Net të kërkojë për ndalesa. Qoftë hotel, pika më e afërt e karburantit, apo një kinema e sapohapur.

  • Personalizojeni udhëtimin tuaj.

    Individualitet.

    Dërgoni një mesazh në shtëpi kur mbërrini në destinacion, dëgjoni automatikisht këngën tuaj të preferuar në një shpejtësi të caktuar ose vendosni çfarë të luani me pasagjerët tuaj dhe krijoni kompilimin ideal për çdo rrugë.

Shërbimet dhe paketat e Car-Net me një shikim.

Lëreni Car-Net t'ju shpjerë drejt destinacioneve emocionuese.

Guide & Inform.

Si të mbërrij më shpejt në destinacion? Ku ndodhet pika më e lirë e karburantit dhe ku ndodhet parkimi më i afërt falas? Me shërbimet praktike të Guide & Inform orientohuni me shpejtësi e lehtësi drejt destinacionit tuaj.

Security & Service: Akses përmes celularit në funksione të rëndësishme të automjetit.

Security & Service.

Njoftim automatik i aksidenteve, thirrje në rast avarie apo alarm online kundër vjedhjes - Me paketën Security & Service jeni nga krahu i sigurt.

Komandojini funksionet e-Remote përmes celularit.
1

e-Remote.

Me Car-Net e-Remote mund të komandoni me lehtësi shërbimet e automjetit tuaj model elektrik apo hibrid nga Volkswagen me anë të aplikacionit Car-Net ose nga shtëpia përmes portalit Car-Net.

1. Konsumi i korrentit, kWh/100 km: 11,7 (i kombinuar); Emetimet e CO₂ të kombinuara, g/km: 0;Kategoria e efikasitetit: A+
Me App-Connect i merrni aplikacionet celulare në makinë.

App-Connect.

Gjithçka që ju pëlqen nga smartfoni ofrohet edhe në Volkswagen-in tuaj. Qoftë me iOS™ apo Android™ - me App-Connect qëndroni të lidhur më së miri edhe kur jeni në lëvizje. Thjesht lidhni telefonin përmes USB me automjetin dhe jeni gati.

Një sistem kompatibël informimi dhe argëtimi është baza e Car-Net.

Kërkesat.

Ju ofrohen shërbime të ndryshme në varësi të sistemit të instaluar të informimit dhe të argëtimit, si dhe vitit të prodhimit të Volkswagen-it tuaj. Mësoni këtu se çfarë mund të bëjë Volkswagen-i juaj dhe çfarë ju duhet për të përdorur Car-Net.

Aktivizojeni Car-Net në tri hapa.

Promoja e aplikacionit Car-Net.

Aplikacionet falas Car-Net.

Si mund t'ju ndihmojmë?