2.12.80.1, 2019-01-08 08:13:42
Nutzungsbedingungen

Kushtet e përgjithshme të përdorimit.

Të gjitha informacionet në faqet e Volkswagen AG janë kontrolluar me kujdes. Volkswagen AG bën çdo përpjekje për t'u siguruar se përmbajtja e këtyre faqeve është e përditësuar dhe e saktë. Por nuk mund të jepet garanci për tërësinë, saktësinë, përditësimin dhe vënien në dispozicion pa ndërprerje të faqeve. Nëse në faqet e Volkswagen AG jepen këshilla apo rekomandime, Volkswagen AG nuk ka detyrim të kompensojë për dëme që mund të rrjedhin nga ndjekja e këshillës apo e rekomandimit, pa marrë parasysh përgjegjësisë që burojnë nga marrëdhëniet kontraktuale, veprime të paautorizuara apo dispozita të tjera ligjore.

Volkswagen AG, sipas gjykimit të vet, mund t'i ndryshojë ofertat në faqet e saj apo dhe t'ua ndërpresë funksionimin në çdo kohë dhe pa njoftim. Nuk ka detyrime për mbajtjen e përmbajtjeve të këtyre faqeve të përditësuara.

Volkswagen AG nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për përmbajtjen dhe vënien në dispozicion të faqeve të palëve të treta që mund të hapen përmes lidhjeve të jashtme. Volkswagen AG distancohet shprehimisht nga çdo përmbajtje që mund të ketë të bëjë me përgjegjësi penale apo ligjore apo që është në shkelje të sjelljes së hijshme publike.

Volkswagen AG nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të palëve të treta. Volkswagen AG mban përgjegjësi për të gjitha pretendimet për dëme dhe rimbursim të shpenzimeve që burojnë nga shkelja e detyrës në lidhje me ofertat në faqet e saj në rast shkeljeje të lehtë neglizhence ndaj detyrimeve thelbësore kontraktuale, ku përgjegjësia është e kufizuar në dëmet e zakonshme dhe të parashikuara. Përndryshe, përgjegjësia për shkelje të lehta neglizhence përjashtohet. Kufizimi i mësipërm i përgjegjësisë nuk vlen në rast përgjegjësie të ngushtë dhe për dëme për shkak të cenimit të jetës, trupit apo shëndetit, apo në përputhje me ligjin për përgjegjësinë për produktet.

Gjatë përdorimit të faqeve të Volkswagen AG duhen respektuar të drejtat e autorit, të emrit dhe të markave, si dhe të drejtat e tjera të mbrojtura të Volkswagen AG dhe të palëve të tjera të treta. Mes të tjerash, mbrohen dhe figurat e paraqitura nga Volkswagen AG, muzika dhe markat si p.sh. "Volkswagen" dhe "Golf". Vënia në dispozicion e faqeve të internetit të Volkswagen AG nuk ju jep licencë apo ndonjë të drejtë tjetër përdorimi. Çdo përdorim i papërshtatshëm i faqeve të Volkswagen AG duhet të evitohet, dhe sidomos

  • të mos anashkalohen masat e sigurisë
  • të mos përdoren mjete apo aplikacione që mund të shkaktojnë dëme ndaj pajisjeve apo avari, sidomos për shkak të ndryshimeve në strukturën fizike ose logjike të serverëve apo të rrjetit të Volkswagen AG apo të rrjeteve të tjera,
  • faqet e internetit të Volkswagen AG apo pjesë të tyre të mos përdoren në oferta të tjera në internet, as private as komerciale, as të integrohen apo të përdoren në formë komerciale.

Volkswagen nuk është i gatshëm dhe as ka detyrimin të marrë pjesë në procedurat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përpara agjencive për mbrojtjen e konsumatorit.

Wolfsburg, qershor 2017

Kushtet e përdorimit Konsultimi & Blerja.

Mësoni gjithçka mbi kushtet e përgjithshme të përdorimit si pjesë e shërbimit të ofruar nga Volkswagen Beratung & Kauf.

1. Kryerja dhe garancia e shërbimit të informacionit
Shërbimi i informacionit i ofruar në faqet e Volkswagen AG ju ofrohet me disponueshmëri mesatare vjetore prej 97,5% në vit. Volkswagen AG ruan të drejtën ta zgjasë apo shkurtojë shërbimin apo pjesë të tij në çdo kohë, apo dhe t'i ndryshojë funksionimin.

Me konfiguruesin e makinës së re, mund të personalizoni makinën tuaj. Në tregun e makinave të reja, mund të zgjidhni një automjet nga stoku i automjeteve të prodhuara sipas dëshirës suaj. Për automjetet e konfiguruara si dhe për automjetet e reja nga stoku keni hapësirë ruajtjeje për pesë automjete secila. Ka pozicione parkimi për të ruajtur automjetet përkatëse me informacionin tuaj të detajuar. Këto të dhëna fshihen gjashtë muaj pas përpunimit të fundit të të dhënave të ruajtura. Nëse na keni dhënë adresën e emailit, do t'ju dërgojmë një email me njoftimin përkatëse 2 javë përpara. Volkswagen AG nuk garanton për të ardhmen mundësinë e krijimit të një automjeti të konfiguruar. Ndërkaq makinat e reja nga tregu i makinave të përdorura mund të mos ofrohen më. Ofertat nga konfiguruesi i makinave të reja dhe nga shkëmbimi i makinave të reja nuk janë detyruese.

Informacioni që gjeni në këto faqe është përpiluar me kujdes nga Volkswagen AG dhe përdoret vetëm për informimin e klientëve. Ato nuk janë detyruese dhe mund të ndryshojnë në çdo kohë. Për sa u përket rezultateve që mund të arrihen nga përdorimi i informacionit, sidomos në lidhje me saktësinë, kohën dhe tërësinë e tyre, Volkswagen AG nuk jep asnjë garanci. Jeni të lutur ta kontrolloni informacionin përpara se ta përdorni në çfarëdo forme të mundshme. Deklaratat detyruese mund të bëhen vetëm pas kërkesave specifike.

2. Shërbimet nga kompanitë e grupit dhe palë të tjera të treta
Faqet e Volkswagen AG mund të përmbajnë lidhje drejt faqeve që operohen nga palë të treta. Volkswagen AG nuk do të thotë se është dakord me faqet e palëve të treta që mund të hapen përmes lidhjeve përkatëse dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Disa nga shërbimet e informacionit ofrohen nga partnerët tanë. Mbani parasysh se për këto shërbime vlejnë kushtet e përgjithshme të punës së partnerëve tanë. Volkswagen AG nuk mban përgjegjësi për këtë përmbajtje; Është e pranuar se ofruesit e këtyre shërbimeve të palëve të treta nuk janë agjentë përfaqësues të Volkswagen AG.

Si pjesë e Volkswagen Beratung & Kauf (këshillim dhe blerje) mund të merrni oferta jodetyruese për sigurimin dhe financimin e të gjitha aspekteve të makinës nga ana e Bankës Volkswagen dhe e Shërbimeve të Sigurimit Volkswagen. Mund dhe të bëni një vlerësim të makinës suaj. Në vijim, Volkswagen Beratung & Kauf do t'ju ridrejtojë te një operator i jashtëm. Vlera e përcaktuar nga një prej partnerët tanë mund të ndryshojë nga vlera aktuale e tregut e automjetit tuaj apo sasia e automjeteve të përdorura që gjenerohen në rajonin tuaj. Në përputhje me të, çmimi i partnerit të Volkswagen mund të ndryshojë nga vlerësimi. Partneri i Volkswagen nuk ka detyrime ndaj një vlerësimi të tillë.

3. Përdorimi i lejuar i shërbimeve
Ju bini dakord të respektoni të drejtat e autorit, të emrit dhe të markave, si dhe të drejtat e tjera të mbrojtura të palëve të treta. Për shembull janë të mbrojtura të gjitha faqet e Volkswagen AG si dhe markat si "Volkswagen" dhe "Golf". Këto faqe, si dhe kushtet e shërbimit nuk duhen kuptuar sikur japin licencë apo të drejtë tjetër ndaj të drejtave të mbrojtura të Volkswagen AG.

Ju merrni gjithashtu përsipër: të mos kryeni abuzim të shërbimeve, sidomos për të anashkaluar cilatdo masa të sigurisë së shërbimit të informacionit; të mos përdorni mjete apo të mos ekzekutoni aplikacione që mund të dëmtojnë mjetet e Volkswagen AG, sidomos duke ndryshuar strukturën fizike apo logjike të serverëve apo të rrjetit të Volkswagen AG apo të rrjeteve të tjera; të mos i integroni shërbimet e informacionit apo një pjesë të tyre në oferta të tjera në internet, as private, as komerciale, apo për qëllime komerciale.

4. Pranimi për vendosjen e Cookies
Volkswagen AG përdor Cookies kur vizitoni faqet tona. Përdorimin dhe masën e Cookies mund ta përcaktoni dhe vetë përmes konfigurimit të kompjuterit tuaj (zakonisht në shfletuesin e internetit, si p.sh. në Internet Explorer). Volkswagen AG prezumon se ju jeni dakord me vendosjen e Cookies, nëse kjo gjë lejohet nga shfletuesi juaj. Për sa i përket mbrojtjes së të dhënave, hidhini një sy faqes sonë për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me klientët.

5. Përgjegjësia
Volkswagen AG mban përgjegjësi vetëm për neglizhencë të lartë e të qëllimshme sipas ligjit për përgjegjësinë për produktet, si dhe për mungesën e tipareve të garantuara. Volkswagen AG mban përgjegjësi për neglizhencë të lehtë vetëm në rastet e shkeljes së detyrës thelbësore (kontraktuale), me ç'rast shuma e pretendimeve për kompensim kufizohet në shumën e dëmeve të parashikuara.

6. Fjalëkalimi
Fjalëkalimi i kërkuar për përdorim dhe që zgjidhet prej jush nuk duhet të përmbajë përsëritje të dukshme të së njëjtës germë dhe nuk duhet të përmbajë fjalë dhe emra të njohur. Fjalëkalimi duhet të mbahet i fshehtë nga ana juaj për të evituar abuzimin. Sapo të kemi arsye të besojmë se palë të treta janë vënë në dijeni të fjalëkalimit tuaj, do t'ju duhet ta ndryshoni menjëherë. Nëse shërbimi përdoret nga palë të treta që përdorin fjalëkalim, do t'u nënshtroheni të njëjtave detyrime si me përdorimin tuaj. Ky detyrim pushon së zbatuari nëse nuk jeni përgjegjës për përdorimin nga pala e tretë.

7. Modifikimi i objektit të shërbimeve dhe i kushteve të shërbimit, si dhe përfundimi
Volkswagen AG ka të drejtë t'i ndryshojë kushtet e shërbimit dhe shërbimet e ofruara në çfarëdo kohe. Do të informoheni në kohën e duhur për çdo ndryshim përmes një shënimi në faqen e hyrjes te shërbimet. Nëse të drejtat tuaja preken nga ndryshimi i kushteve të shërbimit, mund ta kundërshtoni ndryshimin e tyre brenda 2 javëve nga çasti që është kryer ndryshimi. Pas kalimit të afatit, kushtet e shërbimit hyjnë në fuqi pa kundërshtime. Nëse kundërshtoni ndryshimin brenda afatit, do të vazhdojnë të veprojnë kushtet e vjetra të shërbimit. Sidoqoftë, Volkswagen AG ka të drejtë ta përfundojë përdorimin e shërbimeve me periudhë njoftimi prej 2 javësh përpara fundit të muajit.

8. Zgjedhja e legjislacionit
Për përdorimin e shërbimeve dhe për këto kushte shërbimi zbatohet legjislacioni gjerman, me përjashtim të rasteve kur vlejnë dispozitat për përplasjen ligjore.