2.17.94.1, 2019-07-05 00:05:51
Lëreni Car-Net t'ju shpjerë drejt destinacioneve emocionuese.

Guide & Inform.

Car-Net Guide & Inform.

Arrini destinacionet në kohë reale.

Me shërbimet "Guide & Inform" të Car-Net jeni më të mirinformuar në rrugë. Kërkoni për destinacione interesante në afërsinë tuaj, merrni informacione më të fundit në lidhje me trafikun direkt nga interneti dhe shumë të tjera.

Të gjitha shërbimet Guide & Inform me një shikim:

Shërbimi Guide & Inform Basic:

Informacione online mbi trafikun Car-Net.

Pa trafik. Pa stres

Me informacionet online mbi trafikun, ndryshimet në itinerarin tuaj shfaqen në kohë thuajse reale përmes informacioneve aktuale të trafikut nga interneti. Kjo do t'ju paralajmërojë në kohë për bllokimet në trafik dhe shërbimi do t'ju ndihmojë të evitoni trafikun e rënduar.
Një itinerar alternativ sugjerohet automatikisht.

  • Ofron informacion të qartë aktual rreth kushteve të trafikut, bllokimit të trafikut dhe lirimeve të trafikut
  • Të dhënat e trafikut hapen thuajse në kohë reale online
  • Orientimi dinamik i itinerarit merr parasysh kursimet e mundshme kohore sipas gjendjes aktuale të trafikut
  • Paraqitje e qartë e shënuar me ngjyra
Importi online i destinacionit Car-Net

Mos e humbni kurrë destinacionin nga sytë.

Me importin online të destinacionit mund të dërgoni destinacione individuale në sistemin e navigimit të automjetit tuaj përpara se të udhëtoni. Destinacionet mund të importohen nëpërmjet portalit Car-Net. Një faqe e qartë detajesh shfaq informacione të mëtejshme dhe ofron mundësinë të navigoni direkt në destinacion.

  • Akses praktik në destinacionet e ruajtura
  • Importim i thjeshtë i destinacioneve me aplikacionin Car-Net
  • Ka vend për marrjen e 100 pikave të interesit
Importi online i itinerarit Car-Net

Destinacioni në bagazhe.

Bëhuni gati: Me shërbimin e importit online të itinerarit, mund të përdorni në Volkswagen-in tuaj itineraret e krijuara në kompjuter apo tabletë. Pasi sistemi i navigimit të lidhet me internetin dhe të ketë të dhënat e nevojshme të hartave, mund të importohen deri në pesë itinerare të krijuara në portalin Car-Net.

  • Lejon planifikimin praktik të itinerarit përmes kompjuterit apo tabletës
  • Mund të regjistrojë deri në dhjetë destinacione të ndërmjetme për itinerar
Pikat e mia të interesit Car-Net

Mos harroni asgjë përpara udhëtimit.

Falë "Pikat e mia të interesit"* disa pika interesi (POI) mund të importohen në sistemin e navigacionit të automjetit përpara se të udhëtoni. Për më tej, pikat individuale të interesit mund të kategorizohen dhe të kombinohen në një paketë.

  • Ju lejon krijimin e paketave të personalizuara POI si p.sh. pika karburanti apo restorante
  • Kategorizon POI me tekst që mund ta zgjidhni lirisht dhe ikona përshkruese 

* nuk ofrohet për Touareg

Kërkimi online i pikave të interesit Car-Net (me tekst)

Gjeni diçka të veçantë kudo.

S'ka rëndësi nëse është bankë, butik apo klub: Me kërkimin online të pikave të interesit mund të kërkoni për të preferuarat tuaja personale përmes Google™ në çdo vend. Njëherësh, të dhënat e përditësuara vazhdimisht në internet mund të ofrojnë zbulime të befasishme dhe të dobishme. Kjo e bën udhëtimin thjesht më argëtues.

  • Të dhëna të përditësuara vazhdimisht përmes kërkimit online (Google™)
  • Të gjitha pikat përkatëse të interesit me një shikim
  • Zbuloni destinacione të reja të preferuara personale
  • Gjeni më shpejt, mbërrini më shpejt
Vendet e parkimit Car-net

Parkim pa pritje të gjata.

Me "Vendet e parkimit" mund të kërkoni në mënyrë komode dhe pa u mërzitur për vende të përshtatshme parkimi në afërsi të vendndodhjes aktuale të automjetit tuaj. Aplikacioni tregon numrin gjithsej dhe numrin e vendeve të lira të parkimit në parkimet në afërsi. Përveç kësaj, shërbimi jep informacion edhe për çmimet, oraret dhe largësitë. Vendet përkatëse të parkimit tregohen edhe në pamjen e hartës së sistemit të radio-navigimit.

  • Filloni navigimin drejt vendit të duhur të parkimit direkt nga aplikacioni
Pikat e karburantit Car-Net

Mos u shqetësoni për rimbushjen me karburant.

Shërbimi "Pikat e karburantit" ju ofron informacione pa stres për pikat e karburantit në afërsi të automjetit tuaj. Krahas vendndodhjes, rezultati i kërkimit përmban edhe të dhëna për çmimet e karburantit dhe oraret përkatëse të këtyre pikave. Kërkimi fillon ose sipas dëshirës suaj ose në mënyrë automatike, kur viza ka shkuar nën nivelin e përcaktuar të furnizimit me karburant. 

  • Me kërkesë, navigimi fillon drejt pikës së zgjedhur të karburantit
  • Të dhëna gjithnjë të përditësuara falë lidhjes me bazën qendrore të të dhënave
Stacionet e karikimit Car-Net
1

Gjeni lidhje kudo.

Me shërbimin tonë të Car-Net "Stacionet e karikimit" (ofrohet për automjete elektrike dhe hibride) keni rezerva të plota. Që të shkoni direkt e me komoditet në destinacion, shërbimi gjen kolonën më të afërt të lirë të karikimit në afërsinë tuaj dhe i bashkohet lehtë navigimit tuaj.

  • Ofron një përmbledhje të detajuar të të gjitha stacioneve të karikimit përreth drejtuesit të automjetit.
  • Navigoni në stacionin e zgjedhur të karikimit ose integrojeni në sistemin e navigimit
  • Informon rreth ushqimit dhe heqjen e rrymës në stacionet e karikimit
  • Ofron mundësinë e ruajtjes së destinacionit për navigim të mëvonshëm
1. Konsumi i karburantit, l/100 km: i kombinuar 1,8-1,6; Konsumi i korrentit, kWh/100 km: i kombinuar 12,0-11,4; Emetimet e CO₂ të kombinuara, g/km: 40‐36; Kategoria e efikasitetit: A
Raporti i gjendjes së automjetit Car-Net

Të jep siguri fakti që makina vetëkontrollohet.

Për shembull raporti i gjendjes së automjetit informon rreth gjendjes aktuale të automjetit përpara udhëtimit. Liston paralajmërimet ekzistuese dhe rastet e mbetura apo të tejkaluara të mirëmbajtjes dhe i arkivon. 

  • Dërgon njoftime me email sapo krijohet raporti i automjetit
  • Nëse kërkohet raport automjeti, do të krijohet sapo makina të "shkojë online"
  • Për shembull, shfaq informacionin e gjendjes për presionin e gomave, nivelin e lëngjeve, konsumin e frenave dhe intervalet e shërbimit
Lajmet Car-Net

Lajme që varen prej jush.

Aplikacioni "Lajme" ju ndihmon të merrni lajme që vërtet ju interesojnë. Lajmet aktuale të ofruesve të zgjedhur më parë shfaqen në ekranin e sistemit të navigimit. Kështu që mund të udhëtoni të relaksuar dhe sërish të mos i humbisni ngjarjet e ditës.

  • Mund të ruhen deri në dhjetë kanale lajmesh njëherësh
Moti Car-Net

Mësoni çfarë moti ju pret kur të mbërrini.

Falë shërbimit "Moti" do të merrni të dhënat aktuale të motit për vendndodhjen tuaj, destinacionin ose vendet e paracaktuara. Sistemi në këtë rast merr parasysh edhe kohën e parashikuar të mbërritjes. Të gjitha të dhënat tregohen qartë në monitorin e sistemit të navigimit.

  • Informacion rreth temperaturës aktuale, kushteve të erës dhe motin për tri ditët në vijim
  • Kërkesa për motin përpunohet në bazë të të dhënave më të fundit nga ofruesi i shërbimit
Menaxheri i kohës Car-Net

Gjithçka në kohën e duhur.

Shfrytëzoni ditën. Shërbimi "Menaxheri i kohës" ju ndihmon për këtë. Në smartfon, sinkronizohet me kalendarin tuaj dhe përllogarit se kur duhet të filloni të udhëtoni në bazë të të dhënave aktuale të trafikut dhe të navigimit. Kështu që mbërrini gjithnjë një kohë në takimin tuaj - dhe mund ta planifikoni ditën më mirë. 

  • Hap të dhënat dhe regjistrimet e adresave nga kalendari juaj personal
  • Përllogarit kohën optimale të nisjes në bazë të informacionit aktual të trafikut dhe dërgon një njoftim
  • Ofron një përmbledhje të detajuar të itinerareve të propozuara, takimeve të ardhshme dhe destinacioneve të preferuara

Shërbimet e tjera Guide & Inform Plus:

Kërkimi online i pikave të interesit Car-Net (me të folur)

Pyesni për zbulime të reja.

Me kërkimin online të pikave të interesit (me të folur) mund të kërkoni për pikat e preferuara personale përmes Google™ në çdo vend - edhe me komanda me zë. Në këtë rast, të dhënat e rifreskuara vazhdimisht në internet ju ofrojnë shumë zbulime befasuese dhe të dobishme dhe kështu udhëtimi ju jep edhe më shumë kënaqësi. 

  • Mënyra më e lehtë për të zbuluar rrethinat
  • Të dhëna gjithnjë të përditësuara falë lidhjes me Google™
  • Përdoret në kombinim me sistemin e informimit dhe të argëtimit "Discover Pro"
Përditësimi online i hartave Car-Net

Mos humbi kurrë asgjë.

Gjithnjë të përditësuar: Me shërbimin e përditësimit online të hartave, mund të ngarkoni me lehtësi e komoditet të dhënat e reja të navigimit nga interneti në sistemin e informimit dhe të argëtimit në Volkswagen-in tuaj. Sapo të ofrohen hartat e reja, do të informoheni për sasinë e përdorimit të të dhënave dhe hapësirën e kërkuar për ruajtje. Pastaj të dhënat e zgjedhura do të shkarkohen e instalohen në sistemin tuaj të informimit dhe të argëtimit. 

  • Ofron përditësime specifike sipas shtetit dhe rajonit
  • Lejon gjithashtu shkarkimin praktik të përditësimit përmes rrjetit lokal Wi-Fi 
  • Përdoret në kombinim me sistemin e informimit dhe të argëtimit "Discover Pro"
Gracenote online Car-Net

Me lidhje muzikore në rrjet.

Gracenote online shton automatikisht kopertinat e albumeve të këngëve që luani. Kopertinat ruhen automatikisht në sistemin tuaj të informimit dhe të argëtimit dhe ofrohen gjithashtu jashtë linje më vonë.

  • Njiheni muzikën në çast duke hapur të dhënat online
  • Figurë e kopertinës përkatëse për muzikën tuaj të preferuar

Shërbimet shtesë për Guide & Inform Premium:

* Shërbimet Guide & Inform Premium ofrohen vetëm për modelet Touareg. 

Stacioni juaj i preferuar vjen me ju.

Radio Hybrid Car-Net

Me shërbimin "Radio Hybrid" zhduken kufijtë midis radios së zakonshme dhe radios së internetit. Nëse dilni nga zona e mbulimit, mund ta dëgjoni stacionin tuaj të preferuar falë kalimit automatik në transmetimin online.

  • Përjetim i pandërprerë dëgjimi pas aktivizimit të parë të funksionit Hybrid
  • Pasurim i radios së zakonshme (FM dhe DAB+) me informacione online
  • Kalimi në transmetuesin e zakonshëm kur hyni brenda rrezes së transmetimit
  • Për përdorimin e shërbimeve paketat opsionale të të dhënave mund të përftohen përmes partnerit të komunikimit celular, Cubic.

Argëtim radiofonik pa kufij.

Radio interneti Car-Net

Pavarësisht se ku ndodheni - falë radios së internetit nuk keni pse lëvizni pa radiostacionet dhe podkastet tuaja të preferuara.

  • Dëgjoni radiostacione të panumërta kombëtare dhe ndërkombëtare dhe podkaste, si dhe zbuloni të reja
  • Kërkim i thjeshtë në bazën e të dhënave të transmetimeve radio.net
  • Kontroll i plotë i kostove përmes paketave opsionale të të dhënave
  • Për përdorimin e shërbimeve paketat opsionale të të dhënave mund të përftohen përmes partnerit të komunikimit celular, Cubic. 

Orientim i mirë në qytete.

Pamja e qytetit në 3D Car-Net

Pamjet 3D në rezolucion të lartë të ambientit përreth lehtësojnë navigimin dhe ofrojnë përshtypje reale të atraksioneve dhe të rrugëve.

  • Përjetim i ri i navigimit brenda qytetit falë paraqitjes së detajuar në 3-D
  • Modelet përkatëse të qyteteve ngarkohen automatikisht në navigim në prapaskenë
  • Menaxhim inteligjent i ruajtjes në re kompjuterike
  • Përdorimi mundësohet për momentin në tetë qytete, zgjerim i vazhdueshëm i ofertës

Mbërrini me inteligjencë.

Llogaritja online e itinerarit

Kush është i mirinformuar, mbërrin më shpejt: Llogaritja online e itinerarit merr parasysh gjendjen aktuale të trafikut dhe vlerëson vazhdimisht parashikimet e ecurisë nga fillimi i udhëtimit.

  • Sistem inteligjent navigimi përmes reagimit fleksibël ndaj kushteve të ndryshueshme
  • Monitorim i vazhdueshëm i udhëtimit me ndihmën e një serveri të fuqishëm të trafikut
  • Kalimi në navigimin e zakonshëm mund të kryhet në çdo kohë, p.sh. në rast se shërbimi nuk është në dispozicion

Me orientim realist.

Hartat satelitore Car-Net

Do të përjetoni paraqitjen e navigimit në bazë të pamjeve mahnitëse satelitore. Kjo paraqitje realiste e mjedisit e bën orientimin më të lehtë në shumë situata dhe jua bën më të lehtë gjetjen e vendeve të reja të preferuara.

  • Paraqitje fotoreale e mjedisit
  • Orientim më i mirë
  • Fotot e ngarkuara satelitore mund të ruhen në diskun e integruar të sistemit të informimit dhe të argëtimit dhe mund të përdoren kështu pa lidhje aktive të dhënash.
Sistemet e navigimit Car-Net "Discover Media" dhe "Discover Pro".

Pajisjet kompatibël për Guide & Inform.

Për përdorimin e shërbimeve Guide & Inform Car-Net ju duhet një sistem navigimi në Volkswagen-in tuaj. Këto përfshijnë "Discover Media" dhe "Discover Pro", si dhe "Innovision Cockpit" që ofrohet për modelin Touareg. Që të jeni si rregull të përgatitur për përdorimin e shërbimeve të dobishme online. Kërkesa të mëtejshme: një llogari përdoruesi Volkswagen dhe një smartfon me akses në internet.

Së bashku me sistemin e navigimit "Discover Pro", ju rekomandojmë gjithashtu ndërfaqen për celular "Business", e cila ju bën të mundur konfigurimin e një pikëhyrjeje Wi-Fi në Volkswagen-in tuaj. Kështu ju dhe pasagjerët tuaj përfitoni më së miri nga ofertat fleksibël të Car-Net. Për sistemin tuaj të navigimit "Discover Media", CarStick LTE2 ofron shpejt e lehtë një lidhje interneti dhe një pikëhyrje Wi-Fi në Volkswagen-in tuaj.

Shërbime dhe paketa të tjera.

Reklama e aplikacionit We Connect

Aplikacioni We Connect.

Lidhuni me Volkswagen tuaj: Përjetoni të gjitha avantazhet e Car-Net
dhe We Connect në një aplikacion.

Si mund t'ju ndihmojmë?